Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Jashari: Masakra e Rezallës, dëshmi e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë

Në 22 vjetorin e Masakrës së Rezallës, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, doktorin e mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, familjarë të dëshmorëve e martirëve, bënë homazhe dhe vendosën lule tek 98 të rënët, në Kompleksi Memorial të varrezave në fshatin Rezallë.

Me këtë rast Jashari deklaroi se Masakra e Rezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi se pa sakrificë e gjak nuk ka liri, njofton Klan Kosova.

”Masakra e Rezallës po ashtu është dëshmi e krimeve dhe gjenocidit që kriminelet serb bënë në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë. Fatkeqësisht familjarët e disa prej martirëve të rënë në masakrën e Rezallës përpos dhimbjes për humbjen e më të dashurve të tyre, ata kanë jetuar tash e 22 vite duke pritur gjetjen e trupave të martirëve të kësaj masakre”, deklaroi Jashari.

Jashari tutje bëri të ditur se në vazhdimësi si kryetar komune, është duke u angazhuar në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

”Si Kryetar i Komunës së Skenderajt, në vazhdimësi jam angazhuar në zbardhjen e fatit të të zhdukurve duke ngritur zërin dhe duke kërkuar nga institucionet tona dhe ato ndërkombëtare që të detyrojnë shtetin serb në gjetjen e varreve masive”, tha Jashari.

Jashari po ashtu u shpreh falenderues ndaj doktorit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili sipas tij po bënë punë të jashtëzakonshme për çeshtjen etë  pagjeturve të luftës në Kosovë.

Kryetari Jashari, bëri thirrje për unitet në mënyrë që kështu të ngritët shteti në vendin për të cilin edhe u flijuan dhe e ëndërruan dëshmorët.

”Të bëhemi bashkë që ta bëjmë shtetin tonë që rinia jonë të këtë punësim e mirëqenie dhe kështu ta duan këtë shtet për të jetuar në të, në vendin që më të dashurit tonë brez pas brez dhanë më të shtrenjtën jetë që ne sot të jetojmë të lirë”, tha Jashari.

Muhamet Rukolli, i cili njëherit është përfaqësues i fshatit Rezallë, në emër të familjeve të martireve dhe dëshmorëve, falënderoi komunën, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së si dhe gjithë pjesëmarrësit për vizitën duke uruar që sa me parë drejtësia të vihen në vend.

Gjatë homazheve në këtë kompleks, në nderim të të rënëve Kryetari Jashari shoqëroi edhe  Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...