Agjencia Zhurnal.mk

Jasin Lama në turneun e fuqishëm “Strandja”

Maqedonia e Veriut do te mare pjese ne turneun me te madh Evropian I 71 me radhë “Strandja” qe mbahet ne Sofje te Bullgarisë nga 20 —26 janar 2020.  Ngjyrat e vendit do ti mbroj vetëm një boksier, ai më i miri tek seniorët, Jasin Lama i KB Çair. Kryetari i klubit njëkosishtë edhe nënkryetari i Federatës së boksit të Maqedonisë, Faton Salihu, i cili tha se ky aktivitet i fuqishëm do jetë një test i mirë për sportistin e tyre.

“Jasin Lama do te merë pjese ne turneun me te madh Evropian “Strandja”.  Ky turne është i mirëseardhur për boksierin tonë para turneut kualifikues Evropianë që mbahet  në Londër 13-24 mars që është kualifikues edhe  për LO Tokio 2020”, tha Salihu. Nga ana tjetër, Lama tha se ndihet mirë dhe se do jep maksimumin në këtë garë të madhe. “Jam i përgatitur mirë për ketë turne ku siç dihet është turneu më i vjetër ne botë dhe më i fort. Ky turne per mua eshtë provë para lojërave kualifikuese ne Londër ku synimi kryesor është te kualifikohem per Lojrat Olimpike ne Tokio”, tha Lama.

Ndryshe, në këtë turne pritet të marrin pjesë mbi 300 boksierë nga 30 vende ku edhe kanë dorëzuar aplikime për turneun e 71-të “Kupës  Strandja” gara më e vjetër e boksit në Evropë fillon të martën  dhe do të vazhdojë deri të shtunën. Ky turne është i mirëseardhur për boksierët tanë para turneut  kualifikues  Evropianë që mbahet  në Londër 13-24 mars që është  kualifikuese  për L.O. Tokio 2020.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

A.S.

Lajmet e fundit

Loading...