Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley zhvendosen në Londër, blejnë shtëpi luksoze 7.5 milionë funte

Ata janë një nga çiftet më të admiruara të Hollywood-it.

Dhe Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley, thuhet se kanë vënë në shitje rezidencën e tyre në Kaliforni në favor të një shtëpie luksoze në Londër.

Ylli i “Fast and Furious”, 53 vjeçar, dhe supermodelja, 33 vjeçe, kanë dalë në një pronë prej 7.5 milionë funtesh në Chelsea, Londër, raportoi The Sun.

“Në mes të një pandemie, të dy Jason dhe Rosie thjesht duan të jenë më pranë familjeve të tyre dhe miqve në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë burimi.

“Pas disa muajsh, ata më në fund gjetën shtëpinë e ëndrrave dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq”.

Ata shitën afro 14 milionë funte shtëpinë e tyre në Malibu vitin e kaluar, pasi së pari e vendosën pronën në treg për një shumë të madhe prej 15.5 milionë funtesh në tetor të vitit 2019.

Jason fillimisht e bleu shtëpinë prej 3,909 metra katrorë në vitin 2009, një vit para se të niste romancën me të fejuarën e tij, Rosie.

Ish-engjëlli i Victoria’s Secret ka qenë në një lidhje afatgjatë me Jason që nga viti 2010 dhe ata mirëpritën djalin Jack, tre vjeç, në qershor 2017.

Çifti, të cilët kanë qenë duke banuar në Kaliforni, udhëtuan sërish në Londër ku edhe kaluan izolimin për herë të dytë në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, tani duket se dyshja kanë vendosur të qëndrojnë përfundimisht në Londër me blerjen e rezidencës së re. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Enisa vjen e mrekullueshme me cover-in “Kujt i thua xhan” (Video)

T E

Anxhela Peristeri prezanton videoklipin e këngës që do na përfaqësojë në “Eurovision”

T E

Don Xhoni dhe Tayna së shpejti në bashkëpunim

S.B.

Qentë e Lady Gagës gjendet të sigurt pas sulmit që iu bë rojtarit të këngëtares

S.B.

George Clooney dhe Julia Roberts do të bashkohen për filmin “Ticket To Paradise”

S.B.

Bebe Rexha zbulon fobinë e saj: Urrej udhëtimin me aeroplan

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...