Në muajin maj në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do shfaqen filma nga kultura italiane në kuadër të Javës së filmit Italian.
“Në kuadër të programit për këtë muaj, nga 13 deri 18 maj në Kinotekë do të organizohet Java e filmit Italian”, sqaroi Ministria e Kulturës.
Ministria për Kulturë ka njoftuar që në këtë muaj do të shfaqen edhe filma të Stole Popovit, fituesit të çmimit “Objektivi i artë”.
Në programin mujor është përfshirë edhe filmi i ri dokumentar i Igor Ivanovit, “Koha e betonit”, “Shkupi 63” nga Velko Bulajiq dhe filma të tjerë nga autorë të ndryshëm.
Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do të promovohet edhe filmi i ri francez nga Fransoa Ozon.