Java e filmit shqiptar prej 21 deri më 26 tetor në Kinotekë

Shkup, 14 tetor – Prej 21 deri më 26 tetor në Kinotekë do të mbahet Java e filmit shqiptar. Në manifestimin pesëditor, realizuar nga Kinoteka dhe Qendra nacionale e filmit e Shqipërisë do të shfaqen deri pesë filma artistikë të metrazhit të shkurtë dhe të gjatë nga produksioni më i ri.

Në hapjen e Javës së filmit shqiptar do të jenë të pranishëm drejtori i Qendrës nacionale të filmit shqiptar, Eduart Makri dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.

Java e filmit shqiptar fillon me “Liqeni im” i Gjergj Xhuvanit, një nga autorët më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptarë të këtij shekulli, i cili ndërroi jetë para dy viteve. Xhuvani bëri regjinë e nëntë filmave artistikë të metrazhit të gjatë, prej të cilëve për publikun e Maqedonisë së Veriut më të njohur janë “Parullat” dhe “Lindje, perëndim, lindje: Sprinti final” – pjesërisht të xhiruar edhe në shtetin tonë, të shfaqur në Festivalin filmik të Shkupit. “Liqeni im” ka titull alternativ “Filmi im”, në të cilin Xhuvani e pasqyron rrëfimin prej tre dekadave nga “ana e errët” e shoqërisë shqiptare – tregtinë me drogë, dhunën mes të rinjve – që po përsëritet dhe përsëritet…

Pason “Agimi” i Gentian Koçit, realizim debutues artistik i metrazhit të gjatë i këtij regjisori të ri, i cili është autor u disa filmave të shkurtë dhe dokumentarë. Filmi është dramë sociale për gjetjen e domosdoshme në luftën për ekzistencë të një nëne të re të vetme.

“Amaneti” është edhe një realizim i metrazhit të gjatë, i nënshkruar nga Namik Ajazi, me rrëfim nga bota e spiunëve në sigurinë e shtetit shqiptar dhe dëshira për t’u rrëfyer e vërteta në atë “lojë të pasqyrave të shtrembëruara”.

“Strehë mes reve” është filmi i dytë artistik i Robert Budinës, punonjës i gjithanshëm filmik i cili merret edhe me produksion filmik dhe regji, por është i pranishëm edhe në[ teatër. Rrëfimi i “Strehës midis reve” zhvillohet në një fshat malor në të cilin myslimanët dhe të krishterët kanë jetuar në harmoni me shekuj. personazhi kryesor, bariu i vetmuar, Besniku, është nga një martesë e përzier, kështu që mes ndryshimeve drastike në shoqëri duhet ta gjejë rrugën e vet në jetë.

“Delegacioni” është edhe një titull interesant debutues në kinematografinë shqiptare, me vulë të Bujar Alimanit, i cili konsiderohet si një nga autorët e rinj më të talentuar. Rrëfimi i tij zhvillohet në agimin e ndryshimeve politiko-shoqërore në Shqipëri, në fillim të viteve të[ nëntëdhjeta, pas rënies së komunizmit, dhe dëshirës për rehabilitim të të burgosurve politikë.

Nga Kinoteka informojnë se në Javën e filmit shqiptar mund të ndiqen edhe filma të shkurtë të edhe katër shpresave të reja të kinematografisë shqiptare – Sokol Keraj, Benart Laze, Fabio Seferi dhe Rain Nikolla.

Related posts

Filloi eidcioni i 60-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

D V

Artistët e ansamblit në rrugën drejt suksesit të radhës

D V

Hapet Pavijoni i Kosovës në edicionin e 74-t të Festivalit të Cannes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More