Java Kulturore Kineze në Tiranë – hapet ekspozita “Përshëndetje, Pekin.

nga V.E.

Një ekspozitë kushtuar kryeqytetit të Kinës, Pekin, është hapur në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Kineze shkruan CMG.

Ekspozita “Përshëndetje, Pekin”, e hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, përmban fotografi të kryeqytetit të Kinës ndër shekuj, ku pasqyrohen ndryshimet dhe zhvillimet e Pekinit.

Pjesë e ekspozitës janë dhjetëra fotografi me tematika të ndryshme mbi jetën kulturore në Pekin, ndërtesat simbol dhe mbi trashëgiminë kulturore të Pekinit. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në datën 1 tetor, që përkon dhe me Ditën Kombëtare të Kinës.

Qytetarë të ndryshëm dhe turistë të huaj kanë vizituar ekspozitën që në ditën e parë të hapjes më 25 shtator.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More