Javën e ardhshme fillon pagesa e pensioneve për muajin shtator në Maqedoni

Shkup, 21 shtator – Qeveria sot në mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin shtator 2021.

Qeveria e caktoi FOndin për Sigurim Invalidor dhe Pensional t’i dorëzojë të dhënat për pensionet në banka deri më 27.09.2021 me rekomandim që bankat të sigurojnë që pensionet përmes bankomatëve të mund të merren më 28.09.2021.

Po ashtu rekomandohet që bankat të sigurojnë pensionet për klientët që nuk posedojnë kartela, ndërsa pagesa të bëhet sipas në katër grupe edhe atë:

Për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa të bëhet më 28.09, për pensionet deri në 14 mijë denarë të bëhet më 29.09, për pensionet deri në 18 mijë denarë të bëhet më 30.09 dhe për pensionet mbi 18 mijë denarë pagesa të bëhet ditën e ardhshme, përkatësisht më 1 tetor.

Related posts

Maksim Dimitrievski: Kjo është e papranueshme, duhet të ketë përgjegjësi

N E

Ministri Hoxha: Paguhen subvencionet për qumështin

Redaksia

Angel Dimitrov: Nuk besoj se Sofja do të bëjë lëshime drejtë Shkupit nën presionin e jashtëm

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More