Agjencia Zhurnal.mk

Javën e kaluar 134 të sëmurë nga fruthi, më së shumti nga fillimi i epidemisë

Shkup, 17 maj – Po vazhdon trendi i regjistrimit të numrit të madh të personave të sëmurë nga fruthi në shtet. Gjatë javës së kaluar numri i të sëmurëve të saporegjistruar është 134. Gjatë dhjetëra javëve të fundit ky numër vazhdimisht është rreth 100, por ky është numri më i lartë i regjistruar në përgjithësi prej se u regjistrua epidemia. Nga të saposëmurët, 48 janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët 86 janë nga dhjetë qytete tjera, me çka numri i përgjithshëm i qyteteve të përfshira është 22, informoi dr. Gordana Kuzmanovska nga Instituti për shëndet publik sot para Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të regjistruarve nga fillimi i epidemisë, siç informoi Kuzmanovska, është në rritje të vazhdueshme dhe numri i fundit është 1.524. Numri më i madh i të regjistruarve janë persona të moshuar mbi moshën 30-vjeçare. Pothuaj gjysma nga të gjithë të regjistruarit janë persona të moshuar.
“Lidhur me statusin e vaksinimit nga të gjithë të sëmurit në nivel javor, 70 për qind janë të pavaksinuar, me status të panjohur ose jo tërësisht të vaksinuar”, thotë Kuzmanovska.
Deri tani, numri i fëmijëve të vaksinuar deri në moshën 14-vjeçare nga fillimi fushatës është 25.808.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...