Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Jay Z paguan shpenzimet e të arrestuarve gjatë protestës në Wisconsin

Rep-artisti i njohur, Jay Z, u ka dalë në mbështetje të arrestuarve në protestën që u zhvillua në Wauwatosa të Wisconsin.

Protesta u organizua për shkak të vdekjes së Alvin Cole nga një polic, ndërsa kërkonin për drejtësi, shkruan CNN.

Jay Z së bashku me agjencinë Team Roc ka vendosur që të ndihmojnë, pasi mësuan nuk kishte asnjë akuzë kundër Joseph Mensah, që dyshohet se vrau Alvin.

Cole u qëllua me armë nga një polic, kurse ky i fundit kishte deklaruar se ka qenë vetëmbrojtje.

Prokurori i Qarkut, John T. Chisholm ka thënë se evidencat tregojnë se Mensah ka qenë i detyruar të qëllojë.

Por, për shkak se nuk është marrë asnjë vendim për policin, një grup njerëzish kanë protestuar, pasi edhe nëna dhe motra e Alvin janë arrestuar.

Ndërkaq, reperi amerikan së bashku me Team Roc po kërkojnë për drejtësi dhe nje prokuror special për të shqyrtuar rastin.

Postime të ngjashme

Përse Jennifer Lopez është ndarë nga Alex Rodriguez?

S.B.

Afërdita Dreshaj rrëfen njohjen me Jakub Kindl dhe flet për sekretin e një martese të lumtur: Ne e përkrahim njëri-tjetrin në çdo gjë

S.B.

Pas vdekjes së Princit Filip, kush do të trashëgojë titullin Duka i Edinburgut?

S.B.

William dhe Harry u panë duke biseduar me njëri-tjetrin në varrimin e Princit Filip, bashkohen për herë të parë që pas largimit të Princit nga familja mbretërore

S.B.

Kate Middleton në varrimin e Princit Filip shfaqet me një gjerdan diamanti të Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princeshës Diana

S.B.

John Cena, vëllai i Dieselit “i dërguar prej Walkerit” në filmin e ri “F&F9”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...