Agjencia Zhurnal.mk

Jeanine Añez shpall veten presidente të përkohshme të Bolivisë

Senatorja boliviane, Jeanine Añez, e ka shpallur veten presidente të përkohshme të Bolivisë pas dorëheqjes së ish-presidentit Evo Morales, ndonëse deputetët e partisë së saj e bojkotuan seancën në të cilën ndodhi ky zhvillim.

Politikania 52-vjeçare e mori kontrollin e Senatit në orët e vona të së martës. “Do t’i marr masat e nevojshme për ta kthyer paqen në vend”, tha ajo, duke u betuar me dorën mbi Bibël. Ky vendim pritet ta hapë rrugën për zgjedhje të reja presidenciale.

Partia e presidentit të dorëhequr, “Lëvizja Drejt Socializmit”, e quajti ilegale këtë seancë dhe deputetët e saj refuzuan të merrnin pjesë në të. Qindra përkrahës të Morales-it dolën në rrugë për ta kundërshtuar presidenten e re. “Ajo e shpalli veten presidente pa pasur kuorum në kuvend. Ajo nuk na përfaqëson ne”, tha Julio Chipana, njëri nga protestuesit.

Morales, i cili dha dorëheqje nën presionin e policisë dhe ushtrisë pas kontestimit të rezultateve të zgjedhjeve të tetorit, ka ikur në Meksikë dhe atje ka marrë azil politik, duke lënë prapa vetes një boshllëk të pushtetit politik.

Duke folur në një konferencë për gazetarë në mjedis të hapur, ish-presidenti bolivian e falënderoi Meksikën që, sipas tij, ia ka shpëtuar jetën dhe i përsëriti akuzat se rivalët politikë kanë organizuar puç kundër tij.

Ish-lideri që është pjesëtar i komunitetit indogjen të Bolivisë tha se para se të jepte dorëheqje, një ushtarak i kishte treguar mesazhe ku premtoheshin 50 mijë dollarë për vrasjen e tij, shkruan “The Guardian”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...