Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Jeep feston ditëlindjen e 80-të

Vetura Jeep, funksionon me këtë emër që nga viti 1941 dhe gjithçka filloi në industrinë e ushtrisë. Ata prodhonin vetura të njohura për ushtrinë si 4×4, dhe Willys Overland atë vit regjistroi kompaninë dhe sot festohet 80 vjetori i kësaj kompanie që ka përmbushur apetitet e blerëve.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara në vitin 1941 ende nuk ishin në gjendje lufte, Lufta e Dytë Botërore zgjati dy vite dhe ushtria po bëhej gati për konflikte të pashmangshme që do të pasonin.

Një vit më vonë, Willys-Overland Co. Prezantoi dizajnin e veturës së parë për terrene malore me peshë të lehtë, që më vonë fitoi edhe tenderin.

Ushtria amerikane nga ky prodhues, ndër tjerash, kërkoi që mjeti të bën tërheqje me të katër rrotat dhe të peshonte më pak se 590 kilogramë.

Përveç kësaj, Jeep është dashur të mos ketë xhamin e përparmë apo të jetë palosës, në mënyrë që nga ulëset e para të mund të shtien me armë.

Nga 135 prodhues që ishin ftuar të marrin pjesë në tender, vetë tre ishin përzgjedhur në listën e ngushtë: Willys-Overland, American Bantam dhe Ford. Në fund, fitoi Willys MB.

Deri në fund të luftës janë prodhuar 647.925 njësi të këtij mjeti, e për prodhim kanë marrë pjesë shumë kompani – përfshirë Fordin.

Pas përfundimit të luftës, Willys prodhoi edhe variantin civil, CJ-2A që ndikoi në dizajnin bashkëkohor të modelit Jeep Wrangler.

Postime të ngjashme

Land Rover ka prezantuar modelin e kufizuar të Defender Trophy Edition

D V

Kompania skoceze përdor mbetjet e uiskit si lëndë djegëse për kamionët

D V

Richard Hammond shet një pjesë të koleksionit të veturave dhe motoçikletave

D V

Modeli i ri i blinduar dhe luksoz vjen nga Mercedes

D V

Nga erdhi frymëzimi për modelin e Tesla Cybertruck: Vizatimet e patentave zbulojnë atë që ata ‘kopjuan’

D V

Çfarë ‘vuan’ më shumë në një veturë gjatë nxehtësisë së verës?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...