Auto

Jeep zbulon konceptin e modelit “të harruar” Wagoneer të mbushur me ekrane

Jeep Grand Wagoneer është rikthyer, fillimisht si koncept e që është një lajm i madh për fansat e SUV-ve amerikanë, sidomos për ata që e njohin modelin origjinal të tij nga 1960-ta.

Ky Grand Wagonner edhe pse nuk i përngjanë modelit origjinal ai sjell këtë emër në kohën moderne me tipare si fuqi hibride, eksterier me elemente të printuar 3D si dhe mbi 7 ekrane në kabinë, transmeton KOHA.

7 ekrane është një numër i madh, krahasuar me modelet e reja të markave të tjera botërore, duke tejkaluar edhe Mercedes-Benz S-Classin e ri luksoz, i cili u prezantua dje me 5 ekrane, transmeton KOHA.

Që të gjithë 7 ekranet e tij ofrojnë opsione e tipare të ndryshme.

Ekrani më i madh i Grand Wagoneer gjendet pas timonit, 12.3 inç i cili shfaq instrumentet e veturës, ndërsa tjetri 12.1 inç gjendet në mes të veturës, e poshtë tij menjëherë gjendet tjetri prej të cilit mund të kontrollohet klima e klima.

Tjetri gjendet në anën e pasagjerit, i cili shfaq hartën dhe lokacionin në të cilin gjendet vetura ndërsa nga pas gjenden edhe plot tre ekrane të tjerë, për kontrollimin e shumë tipareve të tjerë e po ashtu për të shikuar filma apo seri televizive.

Postime të ngjashme

Shtyhet për gjashtë muaj “LA Auto Show” shkaku i pandemisë

admin

Tri veturat futuriste të Alfa Romeos dalin në ankand – vlerësimi fillestar kap shifrat e 20 milionë dollarëve

admin

Zhurma e fuqishme që e liron BMW M4 i 2021-ës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...