Jeff Bezos dhe tre shoqërues udhëtojnë sot në hapësirë

Miliarderi amerikan, Jeff Bezos, do të udhëtojë sot në hapësirë me anijen raketë të ndërtuar nga kompania e tij Blue Origin.

 

Ai do të shoqërohet nga vëllai i tij Mark, një pilote 82-vjeçare Wally Funk dhe një student 18-vjeçar Oliver Daemen.

Fluturimi i tyre do të zgjasë 11 minuta.

“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”, tha Bezos për kanalin televiziv CBS.

“Është një gjë që kam dashur ta bëj gjithë jetën time”, shtoi ai.

Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor.

Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi.

Bezos, shef i Amazonit – kompanisë së shitjeve online – është një nga njerëzit më të pasur në botë.

Related posts

Avancimi i talibanëve “përbën krizë ekzistenciale” për Qeverinë afgane

D V

Rezervat e naftës pritet të ulen, çmimi është rritur në 76 dollarë4

D V

Bërtiste brenda aeroplanit, policia amerikane futet brenda për ta arrestuar gruan: Duart lart, askush të mos filmojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com