Agjencia Zhurnal.mk

Jelekët e verdhë në Francë shënojnë 1-vjetorin me manifestime te reja

Në përvjetorin e parë të protestave, jelekët e verdhë kanë shkaktuar sërish trazira në Paris. Rreth 100 manifestues bllokuan për pak kohë rrugën kryesore në kryeqytetin francez. Agjentët e policisë ndërhynë menjëherë duke përdorur dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Manifestues të tjerë janë sinjalizuar dhe në zonat ku protestat janë të ndaluara si në Chams Elize dhe tek Harku i Triumfit. Me dhjetëra stacione të metrosë janë mbyllur, pjesa më e madhe në qendër të kryeqytetit. Deri në orën 10 e 30 të mëngjesit të së shtunës janë arrestuar 16 persona dhe janë kryer 1100 kontrolle nga agjentët e policisë.

Në “ditëlindjen” e tyre tyë parë jelekët e verdhë po përpiqen të rigjallërojnë lëvizjen duke organizuar 270 manifestime në të gjithë vendin, gjatë fundjavës. Në Paris janë mbledhur me mijëra persona të ardhur dhe nga qytete të tjera të Francës. Manifestimet në fundjavë synojnë të dërgojnë një mesazh të qartë për presidentin Makron, duke i treguar se lëvizja e jelekëve të verdhë mbetet një forcë me ët cilën ai duhet të përballet ende.

Muajt e fundit, numri i pjesëmarrësve në manifestime, dhe niveli i dhunës janë reduktuar ndjeshëm. Në 17 nëntor të një viti më parë ishin 300 mijë pjesëmarrësit në manifestimin e Parisit. Autoritetet franceze nuk oresin manifestime massive por sërish ka një gjendje alarmi për shkak të elementeve radikale që mund të shkaktojnë kaos në rrugët e kryeqytetit. Sipas sondazhit më të fundit të publikuar nga e përditshmja franceze Lë Figaro, Jelekët e Verdhë kanë ende mbështetjen e 2 francezëve në 3.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...