Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Jemen, rritet në 25 numri i viktimave nga shpërthimi në aeroport

Shpërthimi ndodhi në terminalin e aeroportit edhe atë në momentin kur nga Arabia Saudite arritën anëtarët e qeverisë së re të Jemenit.

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i fuqishëm që dje ndodhi në aeroportin në Aden në jug të Jemenit, u rrit në 25, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi ndodhi në terminalin e aeroportit edhe atë në momentin kur nga Arabia Saudite arritën anëtarët e qeverisë së re të Jemenit.

Ministri i Shëndetësisë së Jemenit, Kasim Buhaybeh në profilin e tij në Twitter bëri të ditur se në shpërthimin e djeshëm humbën jetën 25 persona ndërsa 110 u plagosën.

Buhaybey theksoi se numri i të vdekurve po rritet për shkak të rasteve serioze të lëndimeve dhe shtoi se Ministria e Shëndetësisë po jep gjithçka që mundet për të shpëtuar viktimat e sulmit terrorist.

Ministri i Informacionit dhe Kulturës në qeverinë e re të Jemenit, Muammer el-Iryani, deklaroi se një gazetar që supozohej të takonte anëtarët e qeverisë së re në aeroport humbi jetën nga shpërthimi.

Ai tha se 10 punonjës të mediave u plagosën dhe vuri në dukje se kjo nuk është hera e parë që vendbanimet civile janë në shënjestër nga Huthit.

Iryani i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë militantët Huthi në listën e grupeve terroriste dhe të ndjekë penalisht udhëheqësit për krime lufte që kanë bërë.

Në aeroportin në Aden dje ndodhën tre shpërthime edhe atë në momentin e aterimit të avionit me anëtarët e kabinetit të qeverisë jemenase.

Lëvizja pro-iraniane Huthi hodhi poshtë akuzat për lidhje me shpërthimin.

Postime të ngjashme

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Policë në universitete, në Greqi ndizet një luftë kulturore

S.B.

Protesta në Hong Kong, shkak gjykimi ndaj aktivistëve

S.B.

Gjykata në Mianmar shton akuzat kundër lideres Aung San Suu Kyi

S.B.

Media amerikane: Vaksinat kineze e ruse, zgjedhja më e mirë antiepidemike në Amerikën Latine

Z H

PBB-ja e Kinës u shtua 2.3 % vjet, ekonomia e vetme kryesore që shënon rritje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...