Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Jemeni ka qeveri të re me kryeministër, Maeed Abdul Malik

Turqia ka përshëndetur qeverinë e re të Jemenit pasi së fundmi u betua në kryeqytetin saudit, në Riad, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shpresojmë që ky zhvillim të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit dhe krizës humanitare që ka zgjatur për më shumë se gjashtë vite”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Konflikti në Jemen është kthyer në një tragjedi njerëzore “të paparë”, e cila u përkeqësua më tej nga ndikimi i shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).

“Si pasojë, gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme politike e konfliktit në vend është bërë një domosdoshmëri urgjente”, tha ministria turke.

Më tej, ministria theksoi se Turqia mbështet zgjidhjen e konfliktit në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe parametrave ndërkombëtare të vendosura përmes dialogut dhe legjitimitetit kushtetues, duke respektuar unitetin politik dhe integritetin territorial të Jemenit.

Kabineti i ri i Jemenit, i udhëhequr nga kryeministri Maeed Abdul Malik, u formua në bazë të Marrëveshjes së Riadit midis qeverisë së Jemenit dhe Këshillit Tranzitor Jugor (STC), i cili mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 18 dhjetor, Presidenca e Jemenit njoftoi formimin e një qeverie për ndarjen e pushtetit, e cila përmban 24 ministra të zgjedhur në bazë të barabartë midis provincave veriore dhe jugore siç përcaktohet në Marrëveshjen e Riadit. Qeveria e re përfshin pesë ministra nga STC.

Marrëveshja e Riadit u nënshkrua midis qeverisë së Jemenit dhe STC-së në nëntor të vitit 2019 nën sponsorizimin e koalicionit të udhëhequr nga sauditët. Kjo marrëveshje i dha fund përplasjeve ushtarake midis forcave të të dy palëve.

Jemeni është kapluar nga lufta civile që nga viti 2014 kur rebelët Houthi të mbështetur nga Irani pushtuan pjesën më të madhe të provincave veriore, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), konflikti në Jemen deri më tani ka marrë jetën e rreth 233 mijë njerëzve.

Postime të ngjashme

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

Njeriu që i shpëtoi tragjedisë me aeroplan

T E

Irak, sulm me raketë në një bazë usahtarake amerikane

S.B.

Raportet: Gjermania do të përgjojë partinë e ekstremit të djathtë AfD

S.B.

Ministri i Jashtëm Di Maio shpreh solidaritetin e Italisë ndaj Greqisë për tërmetit që tronditi sot vendin

S.B.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban largohet nga grupi i Partive Popullore Evropiane

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...