Shqipëri

Jeni prekur nga pandemia? Rama prezanton programin e nxitjes së punësimit dhe premton: Paga minimale do bëhet 30 mijë lekë. Taksa progresive…

Zhurnal Ads

Kryeministri i vendit, Edi Rama prezantoi sot planin e nxitjes së punësimit në mbështetje të atyre që kanë mbetur të papunë gjatë pandemisë.

I pari i shtetit premtoi jo vetëm pagesë dyfish të ndihmës ekonomike për personat që kanë humbur vendin e punës por edhe ripunësim.

“Programet iu vijnë në ndihmë atyre që kanë nevojë të riintegrohen në tregun e punës. Pavarësisht çfarë flasin, jemi përpara një pasqyre domethënëse të krahasimit të viteve të qeverisë sonë dhe viteve të mëparshme. Rritja ekonomike është shoqëruar me rritje punësimi. Zyra e punës dikur në ministrinë e Punës lëshonte vec lëmosha. Rrjeti i zyrave të punës ishte një rrjet qesharak e skandaloz, godinat ndaheshin me bingo, pub-e e bare që i jepnin vetë drejtorët e tyre me qira. Sot kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem dhe që do të thotë 44 mijë bashkëpunëtorë të të gjithë rrjetit të zyrave të punës. Për ata që humbën punën në pandemi do kemi 2 fishim të ndihmës ekonomike pas situatës me covid. Kujtojmë që nga qershori 20 mijë prej 30 mijë personave që humbën vendet e punës u ripunësuan.
Aplikimet tani për tu ripunësuar bëhen përmes E-Albania, pa asnjë kosto shtesë”,- tha ai.

Rama tha ndër të tjera se veç heqjes së tatim-fitimit dhe TVSH-së për bizneset e vogla, do punohet për rritjen e pagës minimale si në shtet ashtu edhe në privat deri në masën 30 mijë lekë.

“Lajm i imirë është që Shqipëria është vendi me më pak vende të humbura pune për frymë se sa vendet e rajonit. Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qënë një nga objektivat tona vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë, kjo masë edhe në sektorin privat. Studimi për një rishikim të taksimit progresiv po vazhdon, do kemi edhe aty zhvillime pozitive. Duke u nisur nga njerëz që s’kanë dëshirë të pranojnë të mirën, progresin që këto masa kanë dhënë që nga korriku kur zeruam taksat dhe TVSH, iu them se kjo nuk ka të bëjë me fushatën. Ne nuk u kujtuam sot, janë të gjitha fryte që merren në kohë pas një pune të gjatë”,- tha Rama.

Postime të ngjashme

76-vjetori i Çlirimit, Balla: Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për liri nuk mund të mohohet

S.B.

Lulzim Basha, Edi Rama dhe doktrina rilindase e dizinformacionit “Putin”!

R ZH

20 mijë të rinj dolën të papunë nga pandemia në Shqipëri

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...