Jennifer Aniston vihet në siklet, befasohet nga pyetja e drejtueses së emisionit “This Morning”

Josie Gibson e emisionit “This Morning” pati rastin të intervistojë Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon për sezonin e ri të serialit të tyre televiziv shumë të dashur “The Morning Show”

 

Por, prezantuesja mbeti e turpëruar të hënën për shkak të një keqkuptimi me aktoren hollivudiane, Jennifer Aniston, shkruan The Sun.

Ish-ylli i Big Brother zhvilloi një intervistë me Jennifer-in së bashku me bashkë-yllin e saj, Reese Witherspoon për të diskutuar për serinë e re të dramës së tyre “The Morning Show”.

Foto: SC/This Morning

Duke folur drejtpërdrejt me ta nga Los Angeles, Josie ishte dukshëm e mahnitur pasi Reese e komentoi theksin e saj.

Josie pyeti për pandeminë dhe si kishte ndikuar kjo situatë në xhirimet e “The Morning Show”.”Prezantuesit tanë duhej të uleshin dy metra larg”, tha Josie gjatë pyetjes.

“Sezonin e ardhshëm ne me të vërtetë shpresojmë se do të jemi bashkë me njëri -tjetrin, si një verë e dashurisë!”, u përgjigjë Aniston.

Foto: SC/This Morning

Por, pyetja që shkaktoi më shumë probleme ishte “A je një përqafues”, që do të thotë “të pëlqen të përqafosh”, por Jennifer iu duk sikur prezantuesja tha “hooker”, që do të thotë “prostitutë”.

Moderatorja ishte e shpejtë në reagim, duke ia sqaruar aktores 52-vjeçare se çfarë po e pyeste në të vërtetë.

Pavarësisht keqkuptimit, e gjithë situata e sikletshme u kalua me të qeshura në studio. 

Related posts

Ledri Vula nxit dyshimet se po realizon një projekt të ri muzikor

D V

Rihanna ‘mbretëreshë’ e stilit të veshjes, shëtitë rrugëve të Los Angeles me pallto nga Bottega Veneta që ka një vlerë afro 10 mijë dollarë

D V

‘Markun e kam fiksim, është si shpirt’, Rudina i kthehet ndjekëses

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More