Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Jennifer Connelly kishte frikë nga fluturimi para se ta xhironte filmin “Top Gun: Maverick”

Aktorja 50-vjeçare, Jennifer Connelly, ka bërë të ditur së fundmi që para se ta xhironte filmin e ardhshëm, “Top Gun: Maverick”, ajo frikësohej nga aeroplanët.

Ylli i kinematografisë e ka pranuar se kishte ngurruar t’i tregojë kolegut të saj në film, Tom Cruise, se ka frikë të fluturojë dhe kishte pranuar të bëhet pjesë e këtij projekti, vetëm pasi e ka mësuar që personazhi i saj nuk do të përfshihej në ndonjë skenë me aeroplana.

Connelly e cila në vazhdimin e ri të filmit hit e luan rolin e protagonistes, një nënë beqare e cila e drejton një bar nate afër bazës ushtarake, për emisionin “The Graham Norton Show” tha: “Në fakt, atëkohë kisha frikë t’i tregoja Tomit që vetëm së fundmi e kisha larguar fobinë nga aeroplanat. Kur pranova të jem pjesë e filmit, në skenar nuk përfshihej asnjë skenë fluturimi për personazhin tim. Por, krejt papritur e gjeta veten në një aeroplan të vogël bashkë me Tomin, i cili më pyeti nëse kisha fluturuar në këtë lloj aeroplani më parë. Aty fillova të ndihem paksa e shqetësuar por ai më siguroi se do të ishte një fluturim i këndshëm dhe elegant. Kjo është mënyra se si përfundova në aeroplanin e llojit P51, të cilin e drejtonte vet Tom Cruise”.

Ylli 58-vjeçar i hollywoodit, Tom Cruise, njihet pët faktin se i realizon të gjitha skenar aksion dhe të rrezikshme në filmat e tij, dhe në një intervistë të fundit ai e kishte pranuar se ky pasion i tij ka bërë që t’i thyej disa eshtra të trupit.

“Top Gun: Maverick” i cili ka pësuar ndryshim të datës së lansimit disa herë, pritet të vijë nëpër kinema nga 19 nëntori i këtij viti.

Një tjetë projekt i aktorit që mezi po pritet të lansohet nëpër kinema është filmi “Mission: Impossible 7”. Por fansat do të duhet të presin edhe ca kohë për ta parë këtë vazhdim të ri, pasi lansimi i tij është shtyrë sërish për shkak të pandemisë me COVID-19.

Postime të ngjashme

Jennifer Lawrence e entuziazmuar me rikthimin e “Beniferit”

S.B.

Azet lanson këngën e re “Unë jam”

S.B.

Noizy paralajmëron albumin e katërt me radhë

S.B.

Motra e Dua Lipës mbush 20 vjet, “jam me fat që të kam”

S.B.

Robert De Niro lëndon këmbën, por jo gjatë xhirimeve të filmit

S.B.

Arbenita Ismajli: Nuk mund të besoj akoma se jam bërë nënë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...