Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Jennifer Lawrence flet para zgjedhjeve presidenciale, thotë se Trump ndryshoi pikëpamjet e saj politike

Zhurnal Ads

Jennifer Lawrence është duke u hapur për mënyrën se si pikëpamjet dhe përkatësitë e saj politike kanë ndryshuar gjatë gjithë viteve.

Ylli i “Hunger Games” në një paraqitje të saj në “Absolutely Not” vuri në dukje se pavarësisht nga fakti se ajo ishte rritur në një familje republikane, që nga ajo kohë ka ndryshuar kursin ‘bazuar në gjërat’ që ka ‘mësuar’.

“Për herë të parë kur votova, unë kam votuar për John McCain. Unë isha pak republikane”, tha Lawrence, sipas USA Today.

Akoma, aktorja 30-vjeçare tha se ‘gjithashtu mund të shihte që çështjet shoqërore nuk ishin në përputhje me pikëpamjet e saj’.

E njëjta pranoi se në zgjedhet kur fitoi Trump në 2016, ndryshoi gjithçka për të ecur përpara.

Shumë duke përfshirë Lawrence, e shikuan si një mundësi të qartë të humbur për Trump që të paktën të zbuste publikisht ndarjen racore si një udhëheqës i vendit, por më shumë si një shpërfillje e qartë e racizmit në tërësi.

“Unë nuk dua të mbështes një president që mbështet supremacistët e bardhë”, shtoi biondja.

Të mërkurën, Lawrence deklaroi se presidenca e Barak Obamës dukej shumë më e butë se ajo e administratës aktuale.

Në një intervistë me revistën V në fillim të këtij muaji, Jennifer deklaroi se do të përkrahte Joe Biden dhe Kamala Harris në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Unë jam duke votuar për Joe Biden dhe Kamala Harris këtë vit sepse Donald Trump do të vazhdojë ta vendosë veten para sigurisë dhe mirëqenies së Amerikës”, tha ajo. “Ai nuk përfaqëson vlerat e mia si një amerikane, dhe më e rëndësishmja si një qenie njerëzore”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Bebe Rexha ka një lajm special për fansat, teksa shfaqet atraktive me dukjen e re

admin

Rita Ora bashkëpunon me markën e këpucëve ‘ShoeDazzle’, flet rreth vuajtjeve si femër në industrinë e muzikës

admin

Arbnora Ademaj ka gjetur një “dashuri” në Tiranë

T E

Aktorja e “Hair”, Lynn Kellogg ndërron jetë në moshën 77 vjeçare

S.B.

Adele refuzon ofertat në vlerë afro 40 milionë funte të ardhura pas humbjes së peshës

S.B.

Fjalimi mbresëlënës i Jennifer Lopez në “Billboard Women In Music 2020”

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...