Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së tyre dhjetëra milionëshe

nga D. V.

Këngëtarja dhe njëherësh aktorja, Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, aktori Ben Affleck, raportohet se janë në një mosmarrëveshje lidhur me mënyrën e menaxhimit të shitjes së rezidencës së tyre martesore në Beverly Hills, Kaliforni, e cila është në treg prej gati nëntë muajsh.

Sipas burime për TMZ, Affleck, është shprehur i gatshëm të ulë çmimin e rezidencës për ta hequr sa më shpejt qafe nga duart e tyre, derisa Lopez ende shpreson të gjejë një blerës që do të paguajë çmimin e plotë.

Thuhet se nuk ka pasur interes serioz për pronën që nga fillimi i vitit. Çifti finalizoi divorcin në janar.

Ish-çifti e nxori në shitje vilën në korrik të vitit 2024, pasi më parë kishin tentuar ta shisnin në mënyrë diskrete.

Lopez, 55 vjeç, dhe Affleck, 52 vjeç, blenë fillimisht pronën – e cila përfshin 12 dhoma gjumi dhe 24 banjo – për 60.85 milionë dollarë në qershor 2023, pothuajse një vit pasi u martuan në mënyrë të fshehtë në Las Vegas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More