Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen më të dashuruar se kurrë, gjatë arritjes në Festivalin e Filmit në Venecia

Ata e prishën fejesën e tyre 17 vjet më parë para se të emociononin fansat në mbarë botë me një ribashkim romantik.

 

Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj, Ben Affleck, u panë më të dashuruar se kurrë më parë, ndërsa arritën në Festivalin e 78 -të të Filmit në Venecia të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 52 vjeçare e “The Love Don’t Cost A Things”, dukej fenomenale në një fustan me dantella të bardha teksa hipte në një anije së bashku me aktorin 49 vjeçar që ishte i veshur me të zeza.

Foto: Getty Images

Jennifer dukej thjesht sensacionale gjatë arritjes në ngjarjen e mbushur me emra të listës A, pasi veshi një fustan dantella me një dekolte dhe në mes një rrip të hollë.

Foto: Getty Images

Artistja kombinoi këtë veshje me taka me një rrip delikat të kyçit të këmbës, ndërsa kompletoi dukjen me një palë syze dielli të mëdha, një maskë të zezë për fytyrën dhe një palë vathë prej ari.

Foto: Getty Images

Ben po dukej më mirë se kurrë, me një bluzë të zezë dhe pantallona të përshtatshme me një çantë shpine të vendosur mbi supe dhe e shoqëronte pamjen me syze dielli.

Foto: Getty Images

Ben dhe Jennifer kishin vendosur të martoheshin në vitin 2003, por e shtynë martesën dhe pastaj e ndërprenë krejtësisht lidhjen e tyre.

Foto: Getty Images

Ata e rindezën romancën disa muaj më parë pas ndarjes së këngëtares nga Alex Rodriguez në prill të vitit 2021 pas katër vitesh lidhjeje.

Foto: Getty Images

Pavarësisht se u takuan për pak kohë privatisht, dyshja dolën në publik vetëm muajin e kaluar, duke e bërë atë zyrtare në Instagram për 168 milionë ndjekësit e Lopez.

Qëkur dolën publikisht me romancën e tyre, Ben dhe Jennifer shijuan një pushim luksoz në Monako, St Tropez dhe Capri si dhe Nerano, muajin e kaluar.

Foto: Getty Images

Ndryshe, Ben ka tre fëmijë me ish-Jennifer Garner: Violet, Seraphina dhe Samuel, ndërsa Jennifer ka binjakët 13-vjeçarë, Emme dhe Max, me ish-partnerin, Marc Anthony. 

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Related posts

Ronela Hajati vjen plotë stil, merr gjithë vëmendjen nga Milano

D V

Kida tregon muskujt e barkut, merr vëmendje me pozat e reja nga Jala

D V

Selvija tregon barkun dhe zbulon nepsin e shtatzënisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com