Agjencia Zhurnal.mk

Jennifer Lopez dhe Maluma publikojnë super-projektin “Pa Ti + Lonely”

JLo dhe Maluma janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Jennifer Lopez dhe Maluma kanë publikuar këngën e shumëpritur “Pa Ti + Lonely”, shkruan lajmi.net.

Kësaj kënge, dy artistët ia kanë shoqëruar edhe videoklipin, në të cilin e gjithë vëmendja është tek Lopez, që mahnit me paraqitjen në secilën skenë.

Për pak orë nga publikimi, kjo këngë ka marrë mbi 1 milion klikime, ndërsa dyshja kanë marrë komente pozitive nga fansat e shumtë të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që JLo bashkëpunon me yllin latin, dy artistët së shpejti do t’i shohim bashkë në filmin “Marry me”.

Ky projekt filmik do të publikohet më 14 shkurt dhe bashkë me dy të lartpërmendurit do të aktrojë edhe Owen Wilson.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...