Jennifer Lopez duket e gatshme për të vazhduar jetën e saj pas kërkesës për divorc nga Ben Affleck. “Ajo po bën më të mirën që mundet”, thotë një burim i afërt me këngëtaren për revistën People. “Ishte jashtëzakonisht e vështirë për të që Ben vendosi të hiqte dorë nga martesa dhe të vazhdonte jetën e tij, duke e lënë pas atë. Ajo nuk donte një divorc. Ajo donte t’i zgjidhte gjërat. Ata e duan njëri-tjetrin”, ka thënë një burim. “Pas dorëzimit të kërkesës për divorc, ajo duket e lehtësuar. Familja dhe miqtë e saj bien dakord se ishte vendimi i duhur. Është e rrethuar nga shumë dashuri dhe mbështetje. Do të jetë mirë. Ajo është e fortë dhe gjithmonë del fitimtare”, shton më tej burimi. Si për kujtesë, Lopez bëri kërkesë për divorc për dy vjet në Los Angeles të martën, më 20 gusht, që përkon në përvjetorin e Affleck dhe martesën e saj në Riceboro, Georgia në vitin 2022. Divorci erdhi pas muajsh spekulimesh për problemet e tyre në martesë. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck Së bashku me dokumentet e divorcit, Jennifer paraqiti edhe një kërkesë për të ndryshuar mbiemrin e saj. Edhe pse të gjithë e njohin prej dekadash vetëm si Jennifer Lopez, prej vitesh ajo nuk quhet e tillë. Gjegjësisht, këngëtarja mori mbiemrin e Benit, kështu që emri i saj ligjor ishte Jennifer Lynn Affleck për dy vitet e fundit. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck Dyshohet se problemet kanë nisur tashmë në muajin e tyre të mjaltit në Liqenin e Komos, Itali.

nga D V

Ujërat Termale të Bënjës në Përmet, janë shndërruar në një destinacion mjaft të preferuar turistik në Shqipëri.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga Ujërat Termale të Bënjës.

Kumbaro u shpreh se Ujërat Termale të Bënjës janë monument natyre dhe destinacion që frekuentohet nga qindra vizitorë çdo ditë.

Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Langaricës.

Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj.

Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni i Lengaricës dhe Ura e Katiut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More