Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Jennifer Lopez publikon fotografi pa unazën 1 milion dollarëshe të fejesës

Jennifer Lopez është duke shfrytëzuar mirë pushimin nga xhirimet e filmit më të ri “Shotgun Wedding”.

Këngëtarja 51-vjeçare ka shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale një seri të fotografive dhe ajo që u ka rënë në sy fansave të saj është se asaj i mungon unaza e fejesës.

Kjo ka ngritur dyshimet se ajo dhe i fejuari Alex Rodriguez nuk i kanë rregulluar tërësisht problemet mes tyre pavarësisht se kanë deklaruar se janë duke u përpjekur në këtë drejtim.

Muajin e kaluar mediat patën raportuar se çifti J.Lo.-A.Ro i kanë dhënë fund lidhjes disa-vjeçare mirëpo ata janë parë sërish bashkë në Republikën Dominikane ku Jennifer po xhiron për filmin më të fundi pjesë e së cilit do të jetë edhe ajo.

Postime të ngjashme

Jennifer Lawrence e entuziazmuar me rikthimin e “Beniferit”

S.B.

Azet lanson këngën e re “Unë jam”

S.B.

Noizy paralajmëron albumin e katërt me radhë

S.B.

Motra e Dua Lipës mbush 20 vjet, “jam me fat që të kam”

S.B.

Robert De Niro lëndon këmbën, por jo gjatë xhirimeve të filmit

S.B.

Arbenita Ismajli: Nuk mund të besoj akoma se jam bërë nënë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...