Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Jens Stoltenberg: NATO vendos rreth anëtarësimit të Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka specifikuar të martën se është Aleanca Veriperëndimore dhe jo Moska ajo që do të vendosë rreth anëtarësimit e Ukrainës në organizatën ushtarake.

Një paralajmërim të tillë shefi i NATO-s e bëri duke folur nga Ukraina, në kohën e thellimit të tensioneve mes Moskës dhe Kievit në lindje të vendit.Qysh nga java e shkuar Rusia ka nisur grumbullimin e trupave përreth territorit kufitar me Ukrainën në Donbas. Veprimet e saj janë kritikuar nga Perëndimi, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja, të cilat janë zotuar për t’i ofruar mbështetje Ukrainës.Si rrjedhojë, Rusia ka paralajmëruar SHBA-në të martën që t’i mbajë luftanijet e saja sa më larg Krimesë, “për të mirën e saj”, shkruajnë mediat e huaja.Kremlini e ka quajtur stacionimin e pritur të tyre në Detin e Zi, si provokim të hapur për ta testuar durimin e Rusisë.

Reagimi i Perëndimit dhe thirrjet ukrainase për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në NATO janë bërë midis përshkallëzimit më të fundit të situatës në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare janë ndeshur me trupat ruse gjatë javëve të fundit.Si pasojë e tensioneve, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytri Kubela, u ka bërë thirrje NATO-s dhe Perëndimit që të ndërmarrin veprime të shpejta për parandalimin e përshkallëzimit të situatës në dhunë.

Postime të ngjashme

Europa rihap turizmin

S.B.

Gati lufta civile mes arabëve dhe izraelitëve

S.B.

Shpërthim në xhami gjatë lutjeve të së premtes, 12 të vrarë në Afganistan

S.B.

Indonezia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

S.B.

Draghi heq dorë nga paga e tij si kryeministër

S.B.

Gjermani, dy të tretat e qytetarëve të pakënaqur me menaxhimin e pandemisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...