Jepen prova materiale në seancën për lëndën “Parcelat në Vodno”

Shkup, 1 tetor – Gjykimi për rastin “Parcelat në Vodno” sot ka vazhduar me paraqitjen e provave materiale nga ana e Prokurorisë. Gjatë prezantimit prokurorja Lile Stefanovska ka dhënë prova të ndryshme nga urdhrat për bastisje miratuar nga Gjykata Penale në Shkup dhe procesverbale nga lëndë të marra përkohësisht.

 

Mbrojtja e të akuzuarit Jordan Kamçev në këtë rast ka kundërshtuar paraqitjen e dëshmive rreth marrëveshjes së transferimit të aksioneve midis kompanive “Siran” dhe “Orka”.

“Provat janë furnizuar në mënyrë të paligjshme. Kjo dëshmi nuk mund të trajtohet nga arsyeja se mungon nënshkrimi dhe vula e palës tjetër të dakorduar”, ka thënë mbrojtja e të akuzuarit, Jordan Kamçev.

Pas paraqitjes së provave materiale gjykimi për këtë lëndë hyn në fazën e prezantimit të provave verbale, ose dëgjimit të dëshmitarëve. Sipas paralajmërimeve të Prokurorisë, kundër të akuzuarve do të dëshmojnë dhjetëra dëshmitarë.

Sipas aktakuzës për këtë rast, Nikolla Gruevski akuzohet për veprat “pastrim parash dhe për pasurim të jashtëligjshëm dhe fshehje të pasurisë”. Kumbari i tij, Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “pastrim parash”, ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish-drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, akuzohet për “ndihmesë gjatë veprës penale pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga veprat e dënueshme”. 

Related posts

Arsovski: Kuvendi debaton për rezolutën e VMRO-së, linjat tona të kuqe janë të qarta

Z H

Mariçiq pret që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të bëhen pas zgjedhjeve

Z H

Takim i ministrit Spasovski me përfaqësuesen e UNHCR-së, Sandri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More