Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Jeremiq: Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut është skandaloze

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Popullore nga opozita serbe, Vuk Jeremiq, deklaroi se vetoja bullgare në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është “skandaloze”, dhe se kjo mund të ketë pasoja për integrimin evropian në gjithë rajonin.

Ai i bëri thirrje BE-së të mbështetë fqinjin jugor të Serbisë në këtë proces, informon Zhurnal.

“Maqedonia e Veriut, përshkak premtimit për të ardhme evropiane, në insistim të Greqisë, u pajtua madje të ndryshojë edhe emrin e vendit, ndërsa tani Bullgaria kërkon të nënçmohet me atë që do të pranojë se po shfrytëzojnë gjuhën dhe kulturën bullgare. Ky është mesazh dramatik që në masë të madhe mund të relativizohet mantra evropiane për marrdhënie të mira ndërfqinjësore”, deklaroi Jeremiq.

Sipas Jeremiq, tani kundërshtarët e rrugës evropiane të Serbisë mund të thonë “shihni çfarë i ndodhi Maqedonisë, të cilët përshkak Greqisë e ndryshuan emrin e shteitt, e më pas ti pres kërkesë më e vështirë nga Bullgaria”. Sipas Jeremiq, kjo mund t’i ndodhë edhe Greqisë që nëse përshkak BE-së pranojnë të heqin dorë nga Kosova, ndoshta mund t’u kërkojnë kërkesa të reja lidhur me Bosnjen e Hercegovinën.

Jeremiq i cili gjithashtu është edhe ish ministër i punëve të jashtme, vlerësoi se Serbia ka ngecur në rrugën drejt BE-së dhe se nuk ka përparim derisa në pushtet është Aleksandar Vuçiç dhe partia e tij.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

BE-ja vendosë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta për rrugëtim

Zekirija Haxhiu

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Bekim Laçi

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...