Jetë miliardere, mirëpo Emina Çunmulaj është gati të kthehet në Malësi

nga D. V.

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi një moment të sinqertë me ndjekësit e saj gjatë një transmetimi live në TikTok, ku ka shprehur një dëshirë të fortë për t’u rikthyer në vendlindjen e saj – Malësinë.

“E me nejt tanë verën në Malësi e mos me u kthy në kyt Amerikë”, tha Emina, duke nënvizuar mallin dhe lidhjen shpirtërore që ndjen me tokën e saj.

Modelja shtoi se këtë ndjesi e kuptojnë më së miri emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, pasi ata ndajnë të njëjtën gjendje emocionale – atë të përjetimit të një jete larg rrënjëve, por me një mall që nuk shuhet kurrë.

Edhe pse nëna e saj ka ndërruar jetë më shumë se një dekadë më parë dhe pjesa më e madhe e familjes së saj ndodhet në SHBA, Emina theksoi se ndjen një thirrje të brendshme për t’u kthyer “në tokën e babës së saj”. Nuk është hera e parë që modelja shfaq publikisht dashurinë për Malësinë. Prej vitesh, ajo kalon çdo verë në Tuz bashkë me familjen dhe fëmijët e saj, duke dokumentuar shpesh në rrjete sociale momente nga jeta e thjeshtë dhe e lumtur në vendlindje.

Bën jetë prej miliardereje por Emina Çunmulaj po mendon të kthehet në Malësi. Kush në gurbet i ndjen këto fjalë? #fyp #eminacunmulaj #privebylibertaspahiu 

♬ original sound – Prive by LS

Watch on TikTok

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More