Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar

Jetë për të gjithë – 14 milion euro për Grubin dhe qenë endacak për pacientët në spitale

Koment / Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 5 janar – Zhurnal.mk – Ministria për Sistem Politik dhe Marrdhënie mes Komuniteteve, nga dje është bërë me objekt dhe hapësira të reja, me sipërfaqe prej 5302 metra katrorë. Ky objekt, ka kushtuar hiç më pak se 14 milion euro, informon Zhurnal.

Brenda hapësirave mund të gjeni fotografi artistike, garnitura prej lëkure, tavolinë druri. Hapësirat kanë një dizajn – chesterfield. Ky objekt është pjesë e Shkupi 2014. Deri tani objektin e ka shfrytëzuar poashtu Qeveria, por ka qenë shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta ajo që e ka shfrytëzuar.

Ky objekt ishte i dedikuar për Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, mirëpo në moment të fundit “iu vodh nga duart”, dhe iu “dhurua” Grubit.

Por, çfarë kuptimi ka investimi prej 14 milion eurove për një objekt qeveritar ku duhet të akomodohet një zv.kryeministër e disa të punësuar që nuk e dinë ku e kanë vendin e punës, kur ndërkohë spitalet në gjithë shtetin janë në gjendje të mjerueshme, duke filluar nga spitali i Kërçovës, ai i Manastirit e kështu me radhë.

Dje madje u publikuan disa fotografi ku në korridoret e spitalit të Kërçovës endeshin disa qenë endacak, dhe atë në vendin ku të shtrirë janë pacientët me Covid.

Pak kohë më parë u publikua gjithashtu edhe një video nga një pacient me covid, ku shiheshte si në tualetet e spitalit të Manastirit pikon kanalizimi, dhe si mbrojtje ishte vendosur një ombrellë.

E duke patur parasysh se shëndeti i qytetarëve është në rrezik si kishte guxim Qeveria të investojë 14 milion euro në një objekt ku nga 1410 të punësuar, në punë shkojnë vetëm 44 prej tyre. Shteti çdo muaj ndanë paga prej së paku 15 mijë denarë për çdonjërin prej tyre, po të ishin ndarë këto të holla për spitale, sot do të krahasoheshim me vendet evropiane. E sipas këtyre veprimeve të Qeverisë, do të thotë se komoditeti i Grubit është më i rëndësishëm se shëndeti i qytetarëve.

Si duket, jetë për të gjithë vlenë vetëm për gjithë pushtetarët e jo me të vërtetë për të gjithë qytetarët.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...