“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë

nga Xh M

Kërçovë, 6 tetor – Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dy familjeve me status të rrezikuar social nga rrethi i Kërçovës u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja. Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, dhe humanisti Shkodran Alili, njoftuan se së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i pesë shtëpive të tjera që janë planifikuara për familjet skamnore të kësaj ane.

Kryetari i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati, i

shoqëruar nga humanisti kërçovar Shkodran Halili, dje i dorëzuan çelësat e dy shtëpive të reja për dy familje të varfëra të Kërçovës, njëra në fshatin Zajaz dhe tjetra në fshatin Garanë.

Me këtë rast, humanisti i njohur Halil Kastrati njoftoi se gjatë periudhës 15 vjeçare të veprimtarisë, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka ndihmuar nxënësit dhe studentët e familjeve të varfëra, ka hapur kuzhinat popullore ku ndahen ushqime falas për 1200 persona të varfër dhe ka ndërtuar 1600 objekte banimi për familjet e varfëra nga të gjitha viset shqiptare.

Ai bëri të ditur se së shpejti, do të inaugurohet edhe objekti spitalor në qytetin e Mitrovicës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More