Jo Milanit dhe Bayernit, Lopetegui arrin marrëveshje me skuadrën londineze

nga Redaksia

Julen Lopetegui ishte shumë pranë Milanit, pasi ishte kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e gjigantit italian.

Megjithatë trajneri spanjoll në fund refuzoi të marrë drejtimin e kuqezinjve, por ai pati ofertë edhe nga rekordmenët gjermanë Bayern Munich.

Njësoj si Milanin, Lopetegui ka refuzuar edhe Bayernin dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Megjithatë trajneri spanjoll duket se paska pasur të tjera plane sa i përket skuadrës që dëshiron të drejtojë.

Mediet britanike raportojnë se Lopetegui do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me West Ham United me vlerë 4 milionë euro në sezon plus bonuse, me opsionin për të zgjatur bashkëpunimin që do të aktivizohet nëse “Hammers” e mbyllin të paktën një nga dy sezonet në vendin e shtatë, pra në zona e Evropës.

Detajet përfundimtare mungojnë ende, mes palëve ka një akord, megjithatë kontrata nuk është firmosur ende.

Do të ishte një befasi e madhe nëse marrëveshja do të prishej, por gjithçka në lidhje me arritjen e akordit ka ndodhur në ditët e fundit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More