Jo vetëm Alexander-Arnold, Real Madridi po mendon ta transferojë edhe një tjetër lojtar të Liverpoolit

nga D. V.

Real Madridi mund të bëjë një lëvizje për Ibrahima Konate këtë verë, me Liverpoolin që është i hapur për shitjen e tij nëse dështojnë bisedimet e kontratës.

Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Defensa Central, e ardhmja e qendërmbrojtësit francez në ‘Anfield’ nuk është më e sigurt. 

Liverpooli ende nuk ka arritur marrëveshje me të për rinovimin e kontratës dhe me afatin kalimtar që po afrohet, një shitje për 60 milionë euro është e mundshme. 

Kontrata aktuale e Konates skadon në vitin 2026, por ka dyshime sa i përket planeve afatgjate. 

Konate ka qenë një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së Liverpoolit, i njohur për fuqinë dhe qetësinë e tij. 

Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez mund të vendosin që ta shesin tani, për të mos rrezikuar që ta humbasin falas në vitin 2026. 

Për këtë arsye, Real Madridi po e monitoron nga afër situatën e tij, pasi e shohin atë si një kandidat të fortë për ta përforcuar mbrojtjen e tyre sezonin e ardhshëm. 

Kujtojmë se tashmë gjiganti spanjoll tash e sa kohë e ka konfirmuar interesimin e tyre edhe për Trent Alexander-Arnold, i cili me gjasë do të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ në fund të sezonit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More