Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Jo vetëm imam bajalldi, shijoni drekën me role patëllxhani me gjizë dhe djathë

Të gatuara në këtë mënyrë shijojnë shumë dhe janë një ushqim i lehtë për drekën. Pas pilafit, na falni patëllxhanëve, edhe një shalqi i ftohtë është fiks për drekën e sotme.

PËRBËRËSIT: 3 patëllxhanë mesatarë (në varësi të madhësisë së tavës), 250 g gjizë pa kripë, 100 g djathë i bardhë lope, pak djathë Parmigiano ose djathë kaçkavall, borzilok i freskët, kripë, piperd dhe domate qershi.

PËRGATITJA: Patëllxhanët e larë i presim për së gjati në feta me trashësi 1 cm. I shtrojmë në një tave me letër pjekjeje dhe i spërkasim me pak kripë dhe vaj ulliri. I pjekim për 10 minuta në temperaturë 200 gradë C. Sakaq përgatisim mbushjen duke përzier djathrat, gjizën dhe borzilokun e grirë hollë. U shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës.  Me një lugë gjelle vendosim pak mbushje në fetat e patëllxhanit dhe i mbledhim me dorë duke formuar role. I radhisim në tavë dhe vendosim mes tyre domate qershi. I spërkasim sipër me djathë Parmigiano dhe i pjekim për 10 minuta në temperaturë 200 gradë C. JU BËFTË MIRË!

KËSHILLË: Patëllxhanët e prerë i zhysim në ujë me kripë për të paktën 15 minuta në menyrë që të jenë të athët.

Postime të ngjashme

Biftek me patate të reja dhe sherbelë në furrë

D V

Kek me Milka dhe fruta pylli

D V

Byrek me qepë të njoma dhe oriz

D V

Cheesecake me çokollatë të zezë dhe luleshtrydhe

D V

Fërgesë verore; Receta më e mirë për këtë stinë

D V

Ramstek me gjalpë të aromatizuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...