Agjencia Zhurnal.mk

Joe Biden fiton zgjedhjet paraprake të demokratëve në Nju-Jork, Kentuki dhe Virgjinia

Ish-ndihmëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka mbyllur në avantazh garën e zgjedhjeve paraprake të demokratëve në shtetet e Nju-Jorkut, Kentukit dhe Virgjinias.

Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara nga agjenci e lajmeve “Associated Press” (AP), pasi u shpall fitues në Kentuki, Biden doli fitues edhe nga zgjedhjet paraprake në Virgjinia e Nju-Jork.

Gjatë javës së 17 gushtit, në qytetin Miluoki të shtetit Uiskonsin, demokratët do të njoftojnë zyrtarisht kandidatin e tyre presidencial.

Ndërsa kongresi, në të cilin republikanët do të paraqesin si kandidat Presidentin aktual, Donald Trump, do të mbahet më 24-27 gusht.

Emri që do të fitojë presidencialet e 3 nëntorit 2020 në SHBA, do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më datë 20 janar 2021.

Ndërkaq, sondazhet tregojnë se Donaldi Trumpi është 14 pikë prapa rivalit të tij demokrat, Joe Biden.

Bazuar në rezultatet anketave të realizuara nga “The New York Times” dhe “Siena College”, mbështetja për kandidatin e vetëm të demokratëve, Biden, ka arritur në nivelin 50%, ndërsa Trumpi e ndjek atë me 14 pikë diferencë në nivelin 36%.

Gjithnjë sipas anketave në fjalë, Bideni po gëzon përherë e më shumë mbështetjen e grave, zezakëve dhe ispanikëve; ndërsa Trumpi vazhdon të humbasë përkrahjen e zgjedhësve për shkak të qëndrimit të tij lidhur me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe protestat antiraciste.

Rreth 52% e zgjedhësve nën 45 vjeç mbështesin ish-ndihmëspresidentin Biden dhe vetëm 30% e tyre shprehen në favor të Presidentit Trump aktualisht.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!