Agjencia Zhurnal.mk.

Joe Bideni thirrje amerikanëve për vaksinimin

Presidenti Joe Biden përsëri do t’u bëjë thirrje amerikanëve sot që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe të tjetër kundër koronavirusit. Thirrja e presidentit vjen ndërsa të dhënat e fundit tregojnë se varianti më ngjitës Delta, po përhapet në të gjithë vendin. Administrata e Presidentit Biden nuk arriti të përmbushë objektivin për vaksinimin e 70% të amerikanëve deri më 4 korrik.

Presidenti Joe Biden deklaroi një fitore të pjesshme gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë mbrëmjen e së dielës në Shtëpinë e Bardhë, ku ai dhe zonja e parë Jill Biden përshëndetën personalisht më shumë se 1,000 të ftuar nga rradhët e punonjësve të emegjencave, dhe të ushtrisë.

“245 vite më parë, ne shpallëm pavarësinë nga një mbretëri e largët. Sot jemi më pranë se kurrë për të shpallur pavarësinë nga një virus vdekjeprurës. Nuk do të thotë që beteja kundër koronavirusit ka mbaruar. Kemi shumë punë për të bërë, por ashtu si deklerata e vitit 1776 ishte thirrje për veprim, jo një arsye për vetëkënaqësi, apo pretendim i fitores, edhe sot është një thirrje për veprim.”

Presidenti Biden tha se vaksinimi është gjëja më patriotike që amerikanët mund të bëjnë kundër virusit, i cili u ka marrë jetën më shumë se 600,000 personave.

Ndërsa vazhdon përhapja e variantit Delta, që besohet se është më ngjitës, qeveria federale po përgatitet të dërgojë ekipe speciale në shtetet jugore dhe perëndimore të vendit, ku po vërehen shpërthimet e infeksionit.

Administrata e Presidenti Biden pati synuar që 70% e të rriturve në vend, të paktën pjesërisht, të vaksinoheshin kundër koronavirusit deri me 4 korrik. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, thanë të premten se 67% e amerikanëve kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 47% janë vaksinuar plotësisht. /VOA

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy