Agjencia Zhurnal.mk

Joel Schumacher, regjisori legjendar i “Batman Forever”, vdes në moshën 80-vjeçare

Joel Schumacher, regjisori legjendar i New Yorkut, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Ai njihet për filma të panumërt, duke filluar nga “The Lost Boys”, “Batman Forever” e deri te “Phone Booth”.

Një përfaqësuesi tij për “The Hollywood Reporter”, konfirmoi se ai kishte luftuar kancerin për disa vite me radhe.

Lindur në New York City më 29 gusht 1939, Schumacher vazhdoi të studiojë në Parsons The New School for Design dhe Institute of Technology. Pasi punoi në industrinë e modës, ai përfundimisht u transferua në Los Angeles për të filluar punën si një kostumograf për film dhe televizion, transmeton “Zëri”.

Rreth viteve të ’70-ta, Schumacher kishte siguruar punë si skenarist në “Sparkle” të 1976, “Car Wash” të 1976 dhe muziklin e vitit 1978 “The Wiz”, ku luajti edhe tashmë i ndjeri, Michael Jackson.

Deri në vitin 1981, ai kishte filluar të punonte prapa kamerës, duke bërë debutimin e tij regjisorial në “The Incredible Shrinking Woman” me të famshmen Lily Tomlin.

Ai punoi krahë për krahë me Mr. T në vitin 1983 në “DC Cab”. Ai po ashtu i dhuroi Brat Packut aventurën e tij më të çuditshme në filmin “St. Elmo’s Fire” të vitit 1985, i ktheu vampirët në ikona të seksit alternativ, me kryeveprën e kultit të vitit 1987 “The Lost Boys”, dhe mbylli dekadën në Francë me ribërjën e filmit “Cousins”.

Sidoqoftë, ishin vitet ’90 ku me të vërtetë Schumacher dominoi, duke filluar me “Flatliners” të viteve 1990. Kjo goditje ishte pa diskutim një nga drejtimet më eklektike për çdo regjisor të asaj epoke: “Dying Young” i 1991, “Falling Down” 1993, “The Client” i vitit 1994, “Batman Forever” i viti 1995, “A Time to Kill” i 1995, “Batman & Robin” i 1997 dhe ai vitit 1999, “Double dose of 8mm and Flawless”.

Në vitin 2019, ai i tha revistës “Vulture” se kishte fjetur me 20,000 partnerë, duke thënë: “Kam bërë seks me njerëz të famshëm, me njerëz të martuar, dhe ato gjëra shkojnë në varr. Kurrë nuk kam puthur dikë e më pas treguar për atë person që ma ka dhënë nderin të ndajë shtratin me mua”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!