Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

John Travolta i uron ditëlindjen bashkëshortes së ndjerë, Kelly Preston – tre muaj pasi humbi betejën me kancerin

Gruaja e tij prej 29 vitesh, Kelly Preston, vdiq në moshën 57 vjeçare më 12 korrik 2020 pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Tre muaj pas vdekjes së saj, John Travolta, i uroi gruas së ndjerë ditëlindjen – e cila të martën do të kremtonte përvjetorin e 58-të të lindjes.

Ylli i Hollywood-it, 66 vjeçar, ndau një foto ku shfaqeshin mamaja e tij Helen Cecilia Burke dhe babai Salvatore Travolta në ditën e dasmës së tyre krah për krah me një imazh të dasmës së tij me Kelly.

John dhe Kelly u takuan në fillmin “The Experts” në 1989 dhe filluan takimet; ai i propozoi në prag të Vitit të Ri në 1991 në hotel Palace në Gstaad, Zvicër.

Ylli i “Grease” dhe Kelly u martuan më 5 shtator 1991; në kohën kur ajo ishte dy muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, Jett.

Ata u martuan për herë të dytë në ShBA më 12 shtator në Daytona Beach, Florida.

Jett, i cili lindi në prill të vitit 1992, vdiq në moshën 16 vjeçare në janar të vitit 2009.

John dhe Kelly, të cilët luajtën në “Jerry Maguire”, “Twins” dhe “For Love of the Game”, janë gjithashtu prindër të vajzës Ella, 20 vjeçare dhe djalit Benjamin, nëntë vjeçar.

John Travolta dhe Kelly Preston

Beteja e Kelly me kancerin nuk u bë publike deri pas vdekjes së saj përmes John.

Më 12 korrik 2020, John shkoi në Instagramin e tij me një postim të gjatë për të njoftuar vdekjen e Kelly ku mes shumë gjërash shkroi: “Me zemër të thyer ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy-vjeçare me kancerin e gjirit. Unë dhe familja ime do jemi përherë falënderues ndaj mjekëve që e ndihmuan, ndaj miqve dhe të gjithë atyre që i qëndruan pranë.

Postime të ngjashme

Arriti një miliard dëgjime, Bebe Rexha bëhet qesharake duke ngrënë mëngjesin mbi pllakatën që iu dhurua si mirënjohje nga Spotify

S.B.

Rita Ora me performancë të mrekullueshme nga ‘Sydney Opera House’, magjeps me dukjen dhe zërin e saj

S.B.

Kim Kardashianin e merr gjumi në sallon të bukurisë, parukieri i saj publikon fotografinë e yllit duke fjetur teksa ajo grimohej

S.B.

Rita Ora mahnit me pamjen në promovimin e koleksionit të këpucëve të reja

S.B.

Versioni kinez i S-Class duket si Rolls-Royce dhe kushton sa rreth një e treta e modeleve luksoze

S.B.

Notebook me tri ekrane mund të fitojë çmimin e dizajnit për vitin 2021

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...