Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Johnson: I shqetësuar për dhunën në Irlandën e Veriut

Kryeministri britanik, Boris Johnson dënoi dhunën që shpërtheu përsëri në rrugët e Irlandës së Veriut pasi një autobus u rrëmbye dhe u dogj.

Deklarata e tij vjen pas disa netë trazirash mes komuniteteve të vendit lidhur me çështjen Brexit dhe shkeljeve të pretenduara të rregullave kundër të koronavirusit nga Sinn Fein në funeralin e republikanit, Bobby Storey.

“Unë jam thellësisht i shqetësuar për dhunën në Irlandën e Veriut, veçanërisht sulmet ndaj atyre që mbrojnë publikun dhe bizneset, sulmet ndaj shoferit të autobusit dhe sulmin ndaj një gazetari”, shkroi Johnson në Twitter.

“Mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut, jo dhunës së krimit”, shtoi Johnson.

Kryeministrja irlandeze Arlene Foster dënoi sulmin në Tëitter, duke thënë: “Nuk ka justifikim për dhunën. Eshtë e gabuar dhe duhet të ndalet”. /atsh

Postime të ngjashme

Aleksandër Vuçiq: Na kërkohet njohja e Kosovën, por askush nuk na premton as integrim në BE

N E

SHBA synon uljen e sasisë së ndotjes me 52 % deri në vitin 2030

N E

Komisioni Europian ka ngritur proces gjygjësor kundër AstraZenecas

N E

Tre diplomat rus dëbohen nga Sllovakia

N E

Numër rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Indi

N E

Kapet sasi shumë e madhe droge në Greqi

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...