Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Johnson: Punonjësit britanikë do të kthehen në zyrat e tyre brenda pak muajsh

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson deklaroi se brenda pak muajsh punonjësit britanikë do të kthehen në zyrat e punës. Ai hodhi poshtë idenë që për shkak të bllokimit, puna në zyrë të zëvendësohet me punë nga shtëpia për përherë.

“Unë e di që disa njerëz mund të imagjinojnë që të gjitha konferencat do të jenë kështu, të zhvilluara në Zoom, se duhet të përgatiten për një epokë të re ku njerëzit nuk lëvizin, bëjnë gjëra nga distance. Nuk e besoj. As për një moment. Në pak muaj, nëse gjithçka shkon sipas planit, ne në Mbretërinë e Bashkuar do të rihapim ekonominë tone”, u shpreh ai.

Të paktën deri më 21 qershor, punonjësve britanikë u këshillohet të punojnë nga shtëpia.

Postime të ngjashme

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

R Zh

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

R Zh

Franca do ta zgjasë kohën e administrimit të dozave kundër COVID-19

R Zh

BE: Kompromis me SHBA për mosmarrëveshjen tregtare

R Zh

Kina kundërshton politizimin e Lojërave Olimpike

R Zh

Deti i Kinës Jugore nuk duhet të bëhet arenë përplasjesh

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...