Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Johnson: Sukses historik, Britania ka vaksinuar 15 milionë njerëz

Kryeministri Boris Johnson ka folur për një “moment historik”. “Ky vend ka bërë një punë të jashtëzakonshme” shkruan kreu i qeverisë në Twitter

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duket se ka arritur qëllimin e vetëdeklaruar për të vaksinuar të paktën 15 milionë banorë deri në mes të muajit shkurt.

Kryeministri Boris Johnson ka folur dje për një “moment historik”. “Ky vend ka bërë një punë të jashtëzakonshme” shkruan kreu i qeverisë në Twitter, shkruan srf.ch.

Sekretari përgjegjës i shtetit Nadhim Zahawi ndërkaq në Twitter ka shkreuar: “15,000,000! Ekip madhështor”.

Johnson e kishte premtuar në fillim të vitit këtë numër për 15 shkurtin, duke e prezantuar si një moment historik . Sipas shifrave zyrtare – që nga e premtja – më shumë se 14.56 milionë njerëz kanüe marrë dozën e parë.

Meqenëse injektohen disa qindra mijë vaksina çdo ditë, është e qartë se pragu prej 15 milionësh tani është tejkaluar, përcjell albinfo.ch. Përmbushja e objektivit konsiderohet si suksesi i parë i vërtetë nga qeveria Johnson në pandeminë e koronës.

Britania e Madhe ka filluar vaksinimin masiv më 8 dhjetor.

Postime të ngjashme

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...