Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Johnson u përgjigjet letrave të fëmijëve: Asnjë kufizim për Santa Claus

Nuk do të ketë asnjë kufizim për Santa Claus pavarësisht emergjencës së Covid-19. Për të qetësuar fëmijët britanikë, të shqetësuar për dhuratat, kryeministri Boris Johnson, u është përgjigjur shumë letrave të marra në Downing Street, me anë të një postimi në Twitter.

“Monti, i cili është 8 vjeç, më shkroi për të pyetur nëse Santa Claus do të jetë në gjendje të sjellë dhurata këtë vit”, tregon Johnson, duke shtuar disa ikona të Krishtlindjes.

“Unë kisha shumë letra për këtë, kështu që fola me ekspertët dhe tani mund t’ju siguroj se Santa Claus do të jetë në gjendje të ngarkojë dhe të dorëzojë dhuratat edhe këtë Krishtlindje!”, shkroi ai.

Kryeministri britanik është babai i 5 fëmijëve të shënuar nga dy martesa dhe marrëdhënie të ndryshme martesore, të cilëve iu shtua në vitin 2020 edhe i gjashti, Wilfred, i lindur në fund të prillit nga gruaja e tij e tretë Carrie Symonds.

Ai është kreu i tretë i qeverisë britanike, në historinë e fundit, që u bë baba gjatë mandatit të tij në Downing Street, pas Tony Blair dhe David Cameron.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...