Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Johnson zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij libian, Dbeibah

Sipas një deklarate nga Zyra e kryeministrit britanik thuhet se Johnson në bisedë uroi Dbeibah për detyrën e re dhe përsëriti mbështetjen që Britania jep për procesin politik në Libi.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Libisë, Abdul Hamid Mohammed Dbeibah.

Sipas një deklarate nga Zyra e kryeministrit britanik thuhet se Johnson në bisedë uroi Dbeibah për detyrën e re dhe përsëriti mbështetjen që Britania jep për procesin politik në Libi.

Johnson ofroi mbështetjen e tij për administratën që përpiqet të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit që ka hyrë në fuqi në tetor 2020 dhe që punon të përmirësojë shërbimet publike dhe administratën.

Ndërsa Dbeibah ka shprehur qëllimin e tij për të bashkuar libianët dhe për të stabilizuar vendin si dhe ka thënë se ka mirëpritur ndihmat e mundshme të Britanisë dhe komunitetit ndërkombëtar në këto përpjekje.

Johnson dhe Dbeibah u dakorduan për vazhdimin e kontakteve të ngushta.

Si rezultat i votimit nga anëtarët e Forumit Libian për Dialog Politik që u mblodhën me 5 shkurt nën kryesimin e OKB-së në Zvicër, Mohammad Younes Menfi u zgjodh në krye të Këshillit Presidencial në Libi ndërsa Abdul Hamid Mohammed Dbeibah në detyrën e kryeministrit të cilët do të kryejnë këto detyra deri në zgjedhjet që janë paraparë të mbahen në vend më 24 dhjetor 2021.

Postime të ngjashme

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

D V

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

D V

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Z H

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

D V

Qyteti i Nju Jorkut do të kërkojë dëshmi të vaksinës në ambiente të brendshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...