Joie Chavis bëhet nënë për herë të tretë

nga D V

Joie Chavis ka mirëpritur fëmijën e saj të tretë.

Balerina dhe influencuesja e famshme solli fëmijën e tretë, njëherësh të parin me yllin e NFL, Trevon Diggs.

Ajo ende nuk ka dhënë detaje mbi datën e lindjes ose emrin e foshnjës.
Foto: Instagram

35 vjeçarja bëri të ditur lajmin për shtatzëni në muajin mars, gjersa zbuloi barkun e rrumbullakosur në bikini.

Edhe pse Chavis nuk e identifikoi partnerin, ajo është duke u takuar me Diggs, 25 vjeç, që nga viti 2022.

Foto: Instagram

Pjesa e komenteve ishte e mbushur me mesazhe urimi për Chavis dhe lojtarin e Dallas Cowboys.

E njëjta u bë nënë për herë të parë në prill 2011 kur erdhi vajza Shai, tani 13 vjeçe.

Foto: Getty Images

Shtatë vjet më vonë, Chavis dhe Future mirëpritën djalin Hendrix, tani 5 vjeç.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More