Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Joksimoviq: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë ndaluar padrejtësisht, kjo është e papranueshme për tërë rajonin

Beograd, 17 dhjetor – Ministrja serbe për eurointegrime, Jadranka Joksimoviq vlerësoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë ndaluar padrejtësisht në rrugën drejt BE-së dhe se kjo është e papranueshme për tërë rajonin, si dhe se edhe Serbia do të pësojë sepse metodologjia e re e Unionit nuk është formësuar.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Joksimoviq duke folur sot në mbledhjen plenare të Konventës nacionale për BE deklaroi se Serbia nuk është “shkollë e rosave” në procesin e integrimit evropian dhe se jo vetëm që nuk është më larg BE-së, por është “thelbësisht më afër”.

Sipas saj, Serbia këtë vit tregoi efikasitet, fuqi ekonomike, kujdes për qytetarët e vet dhe solidaritet me të gjithë në rajon dhe anëtaret e BE-së.

Ministrja serbe për eurointegrime theksoi se BE-ja duhet të sqarojë se si metodologjia e re do të zbatohet në Serbi dhe i bëri thirrje sektorit qytetar dhe Konventës nacionale të fillonë të flasin për klasterë, e jo për kapituj.

“Nëse janë hapur një apo dy kapituj është temë e vjetruar. Pres së Konventa nacionale të riorganizohet në kohë të duhur dhe të kërkojë nga anëtaret e saj të ngriten në rrugën e re”, deklaroi Joksimoviq.

Postime të ngjashme

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

Fillon qarkullimi i pagesave në Postën e RMV-së

Bexhet Musliu

INTERVISTË, TEUTA ARIFI: Të punojmë gjithë së bashku për mbrojtjen e mjedisit

Bexhet Musliu

ASH reagon ashpër ndaj sjelljes së policisë gjatë protestave

T E

Zv. Drejtor Selami me informatë të rëndësishme për obliguesit e tatimit vjetor

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...