Agjencia Zhurnal.mk

Jonida dhe Tamara u kualifikuan për në finalen e ‘Eurovision 2019’

Maqedonia e Veriut është kualifikuar për në finalen e ‘Eurovision 2019’. Ajo ishte e para që u përzgjodh.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Tamara Todevska ka realizuar me sukses paraqitjen e saj në gjysmëfinalen e dytë të festivalit evropian të muzikës, ‘Eurovision 2019’.

Në lidhje me paraqitjen e saj, tashmë edhe kur kemi hyrë në periudhën e votimit, sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ftuar diasporën maqedonase që të votojnë për të.

“Bëjmë tifo sot për Tamarën dhe ia dëshirojmë tërë fatin, si përfaqësuesja jonë në Evrovozion 2019 në Tel Avivi, Izrael. Shpresoj se të gjithëve do të na bëjë krenar, apo siç thotë edhe vetë në këngë “Raise your voice and say it loudly” – I am #PROUD (Ngriteni zërin tuaj dhe thoni zëshëshëm – unë jam krenare). E ftoj diasporën që ta mbështesin Tamarën, dhe të votojnë për Tamarën, numrin 17”, tha Zaev.

Kjo është lista e shteteve që garojnë në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2019’ dhe këngët përfaqësuese:

Armenia – Srbuk me “Walking Out”
Irlanda – Sarah McTernan me “22”
Moldavia – Anna Odobescu me “Stay”
Zvicra – Luca Hänni me “She Got Me”
Letonia – Carousel me “That Night”
Rumania – Ester Peony me “On A Sunday”
Danimarka – Leonora me “Love Is Forever”
Suedia – John Lundvik me “Too Late For Love”
Austria – PÆNDA me “Limits”
Kroacia – Roko me “The Dream”
Malta – Michela me “Chameleon”
Lituania – Jurij Veklenko me “Run Ëith The Lions”
Rusia – Sergey Lazarev me “Scream”
Shqipëria – Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”
Norvegjia – KEiiNO me “Spirit In The Sky”
Holanda – Duncan Laurence me “Arcade”
Maqedonia e Veriut – Tamara Todevska me “Proud”
Azerbajxhani – Chingiz me “Truth”

Renditjet e tyre janë të kombinuara për çdo vend, ku këngët më popullore marrin 12 pikë, të tjerët marrin 10, pastaj 8, 7 dhe kështu me radhë, deri në 1 pikë për këngën e tyre më të preferuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...