Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Jonida Maliqi vjen me shumë stil për 28 nëntor, teksa pozon nga Kalaja e Krujës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, është shumë e komentuar për dukjen dhe stilin e saj.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Jonida me rastin e festës së flamurit ka realizuar disa fotografi të veçanta në një lokacion shumë historik.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, të realizuara në Kalanë e Krujës, më konkretisht te pjesa e fronteve.

E veshur me një kostum prej sateni ngjyrë të kuq, Jonida është dukur mjaft bukur dhe në sinkron me ngjyrat e festës së 28 nëntorit.

Ndonëse nuk lejohet që vizitorët të realizojnë fotografi në këtë pjesë të muzeut historik, këngëtarja ka bërë një përjashtim të vogël, duke dashur të urojë në mënyrë më të veçantë fansat e saj për festën e flamurit.

Postime të ngjashme

Bearti ‘diss’ Teas: Unë nuk kam nevojë për ‘photoshop’, ndihem rehat me veten

Dafina Vidishiqi

Luana Vjollca me stil të ri flokësh për kopertinën e revistës prestigjioze “Style Cruze”

Dafina Vidishiqi

Morena sjell pamje të trupit e shtrirë afër pishinës

Dafina Vidishiqi

Zaimina Vasjari ndan imazhe provokuese në bikini

Dafina Vidishiqi

“Only You” nga Dhurata Dora dhe Maitre Gims grumbullon 20 milionë klikime në Youtube

Dafina Vidishiqi

Nicole Scherzinger duket e pabesueshme me bikini ngjyrë krem në shkretëtirën Meksikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...