Agjencia Zhurnal.mk

Jordania dhe Bahrejni pezullojnë fluturimet për në Bagdad

Aviokompanitë nga Jordania dhe Bahrejni kanë njoftuar pezullimin e fluturimeve për në Bagdad deri në njoftimin e mëtutjeshëm, në kohën kur po përshkallëzohen tensionet në kryeqytetin e Irakut.

Royal Jordanian tha se vendimi ishte rezultat i situatës së paqëndrueshme të sigurisë, mirëpo fluturimet në Basra, Erbil, Najaf dhe Sulaymaniyah do të vazhdojnë si më parë.

Në mënyrë të ngjashme, Gulf Air i Bahreinit njoftoi se ndaloi fluturimet për në Bagdad dhe Najaf.

Njoftimet vijnë disa orë pas sulmeve ajrore amerikane pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, ku është vrarë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...