Jordania ka paralajmëruar për një ‘masakër’ nga trupat izraelite nëse komuniteti ndërkombëtar dështon ta parandalojë një ofensivë në Rafah të Gazës.
‘Një tjetër masakër do bëhet. Izraeli po i paralajmëron palestinezët të largohen nga Rafahu’, tha Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi.
‘Të gjithë duhet të veprojnë tani për ta parandaluar atë’, shtoi Safadi.
Sipas ministrit, dështimi për ta ndalur ofensivën e planifikuar do të linte një ‘njollë të pashlyeshme’ në komunitetin ndërkombëtar, shkruan yahoonews.
‘Shumë masakra janë lejuar deri më tash. Mjaft më’, tha jordanezi.
Ndryshe, ushtria izraelite i ka paralajmëruar banorët e Rafahut lindor që të drejtohen nga qyteti al-Mawasi në bregun e Mesdheut.
Nga urdhri thuhet të jenë prekur rreth 100 mijë palestinezë.
Izraeli pretendon se operacioni ushtarak në Rafah do të shkatërronte batalionet e mbetura të grupit militant palestinez Hamas.
Por, izraelitët po përballen me kritika ndërkombëtare për planin e tij për sulm, veçanërisht për shkak të numrit të madh të njerëzve që strehohen atje.