Getting your Trinity Audio player ready...
|
Në zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku rezultoi një nga kandidatet më të votuara të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, duke u dalluar në garën me lista të hapura. Performanca e saj u vlerësua pozitivisht edhe nga Blendi Gonxhen, i cili gjithashtu rezultoi ndër më të votuarit në këtë qark.
Gonxhja, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se Tabakun e vlerëson për qëndrimet e saj të moderuara dhe për stilin qytetar në komunikim, duke e konsideruar një nga zërat më të artikuluar brenda opozitës.
Blendi Gonxhja: Unë e vlerësoj Jorida Tabakun, dhe në qëndrimet e saj në parlament, sepse pavarësisht bindjeve që mund të jenë të kundërta, ka treguar qytetari gjatë gjithë aktivitetit të saj, është një nga zërat më të artikuluara të PD-së. Partia Demokratike është koncept shumë i gjerë, se nuk merret vesh më sesa janë si parti, sepse ka shumë PD, por nga demokratët është ndër zërat më të moderuar. Ndoshta për këtë arsye, ajo është votuar kaq shumë. Njerëzit janë lodhur nga agresiviteti. Qytetarët duan njerëz që nuk fyejnë, duan njerëz objektivë, të jenë të vërtetë. Kjo ishte votë tifoje qytetare. Në listat e hapura ishte një sfidë më e madhe. Nuk kam marrë pjesë në vendimmarrje, nëse do isha në listë të hapur apo të mbyllur.